Formacionet zyrtare, Napoli-Inter

Derbi i parë për vitin 2020 në “Serie A” do të zhvillohet sonte në “San Paolo” midis Napolit dhe Interit. Këto dy skuadra do të takohen pas pak në kuadër të javës së 18-të, ndërsa trajnerët, Gatuzo në njërën anë dhe Konte në anën tjetër, tashmë kanë bërë publike formacionet me të cilat do të zbresin në fushë.

Për këtë takim, trajneri i “napolitanëve” nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Dries Mertens dhe Kevin Malkuit, që të dy të lënduar, ndërsa në anën tjetër Konte i Interit nuk do të mund të llogaris vetëm në shërbimet e mbrojtësit të majtë, Danilo D’Ambrosio.

Ndeshja në fjalë starton në ora 20:45.

FORMACIONET ZYRTARE:
NAPOLI: Meret, Hysaj, Di Lorenzo, Manolas, Mario Rui, Fabian, Allan, Zielinski, Callejon, Milik, Insigne.
INTER: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Vecino, Brozovic, Gagliardini, Biraghi, R Lukaku, Lautaro Martinez.

Leave a Reply