Ibra u rikthye, por Milani jo….

Ylli i futbollit europian, suedezi, Zlatan Ibrahimoviç edhe zyrtarisht u rikthye për të veshur fanellën e Milanit, mirëpo edhe kjo nuk i ndihmoi “rossonerët” për të nisur vitin 2020 me fitore, shkruan “infOSport.mk”.

Më shumë se 60 mijë tifoz erdhën në shkallët e stadiumit në “San Siro” për të parë nga afër gjigandin suedez sërish me fanellën “kuqezi”.

Megjithatë edhe përkundër këtij fakti, ndeshja e javës së 18-të kundër Sampdorias u mbyll me shifrat 0:0.

38-vjeçari Ibrahimoviç ndeshjen e nisi nga bankina, teksa Krishtof Pjontek udhëhiqte sulmin bashkë edhe me Suson dhe Hakan Çalhanogllun.

Ibrahimoviç për herë të fundit me fanellën “kuqezi” kishte luajtur majin e vitit 2012-të, teksa sot në lojë u inkuadrua në minutën e 55-të.

Inkuadrimi i tij në lojë përforcoi sulmin “kuqezi”, të cilët lëshuan disa raste ideale për gol, mirëpo mungoi finalizimi.

Në anën tjetër në fillimin e pjesës së dytë, Donaruma tregoi klasin e tij, kur në dy raste shpëtoi portën e tij.

Leave a Reply