Mevlan Adili gjen skuadër të re, firmos me Vllazninë

Mevlan Adili ka gjetur skuadër të re dhe gjysmësezonin e dytë do ta zhvillojë në Superligën e Shqipërisë te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës. Qendërmbrojtësi nga Shkupi me shkodrandët ka firmosur kontratë 1 vjeçare. Adili së fundmi ishte pjesë e Shkupit, ndërsa më herët ka qenë pjesë e skuadrave si Shkëndija, Zhalgirisi në Lituani e UTA Arad në Rumani.

Leave a Reply