Milani ka gati edhe transferimin e dytë pas Ibrahimoviç!

Milani thuhet të ketë arritur akordin me mbrojtësin francez të Barcelonës, Zhan – Kler Todibo. Kuqezinjtë si duket kanë marrë miratimin e qendërmbrojtësit 20-vjeçar dhe tashmë kanë nisur negociatat me Barcelonën.

“Katalunasit” kanë ende besim te lojtari dhe nuk duan që ta shesin atë përfundimisht te Milani, drejtuesit e së cilës skuadër kërkojnë huazimin e Todibos, me të drejt blerje, ndërsa Barcelona kërkon të ketë të drejtën e riblerjes së mbrojtësit në të ardhmen.

Të dyja klubet vijojnë negociatat dhe shumë shpejt mund të ketë edhe një marrëveshje mes dy skuadrave gjigande nga Europa, që në këtë mënyrë mendojnë edhe për të ardhmen e tyre.

Rikujtojmë Milani, që vitin 2019-të e mbylli në pozitën e 12-të, deri më tani ka transferuar vetëm sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç.

Leave a Reply