Liverpulli theu rekordin e Mançester Sitit

Me fitoren minimale 1:0 ndaj Totenhamit, skuadra e Liverpullit, e udhëhequr nga strategu gjerman, Jurgen Klop, theu rekordin e Mançester Sitit nga sezonin 2017/2018, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Pep Guardiolas atë edicion në 21 ndeshje kishte tubuar 59 pikë, ndërsa Liverpulli i Jurgen Klop në 21 ndeshje ka arritur që të tubojë plotë 61 pikë, duke regjistruar 20 fitore dhe vetëm një barazim.

ASKUSH SI LIVERPULLI 21 ndeshje, 20 fitore = 61 pikë ➡️ Starti më i mirë në historinë e përgjithshme të klubit nga…

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 11 януари 2020 г.

Për më tepër takimi i sotëm ndaj Totenhamit, ishte i 38-të në Premierligë, që Liverpulli nuk pëson disfatë, ndërsa njëherit ishte edhe fitorja e 12-të me rradhë në kampionat. Kujtojmë Liverpulli falë golit të brazilianit Firmino në minutën e 37-të, shënoi fitore minimale 1:0.

 

Leave a Reply