Demiral i Juves mbyll sezonin, humb edhe EURO 2020 me Turqinë!

Medih Demiral mbrëmë shënoi golin e tij të parë me fanellën e Juventusit, mirëpo në fund doli të jetë i pafat. Qendërmbrojtësi dëmtoi gjurin e majtë dhe do të mungojë të paktën gjashtë muaj, duke humbur kështu edhe kampionatin Europian të vitit 2020 me Turqinë.

Ditën e sotme ai ka bërë kontrolle të detajuara në “J Medical” dhe është zbuluar se ai ka këputur ligamentin, si dhe ka dëmtuar meniskun.

Në njoftimin e Juventusit thuhet se Demiral në ditët në vijim do të operohet dhe më pas do të vazhdojë terapinë.

Kjo ka bërë që drejtuesit e Juves të nxjerrin nga lista e shitjeve Daniele Ruganin, por njëkohësisht duke shpresuar në rikthimin sa më të shpejtë të mbrojtësit italian, Xhiorxhio Kielini, i cili në verë kishte këputur gjithashtu ligamentin dhe ishte operuar në gju.

Leave a Reply