Goleadori Jurina prej nesër vihet nën urdhërat e trajnerit Osmani

FC Shkupi të dielën e kishte ditë pushimi, ndërsa nga sot trajneri Qatip Osmani dhe ndihmësit e tij kishin nën urdhrat futbollistët për të vazhduar fazën e parë përgatitore, që po e zhvillojnë në kryeqendrën tonë.

Nga dita në ditë ekipi po rrit ritmin e punës, ndërsa forma e tyre po vjen e po përmirësohet, edhe pse pothuajse të gjithë futbollistët edhe gjatë pushimit kanë punuar në mënyrë individuale.

Nga nesër ekipit do ti bashkohet në stërvitje edhe boshnjaku dhe goleadori i ekipit, Marin Jurina, ndërsa nga e enjtja nën urdhërat e trajnerit Qatip Osmani pritet të vihen edhe dy brazilianët, Serxhio dhe Thulio.

Shkaku i reshjeve të shiut dhe punëve që po kryhen në stadiumin e Çairit, futbollistët e FC Shkupit, stërvitjet po i zhvillojnë në stadiumet pranë FFM-së.

Leave a Reply