Hakan Shukur: Taip Erdogan më mori gjithçka!

Ish-heroi kombëtar Hakan Shukur tashmë është shpallur person “non grata” në Turqi, pasi në vitin 2011 ai iu bashkua partisë AKP.

Tashmë ish-kapiteni i kombëtares turke ndodhet në Uashington, ku ka filluar një punë të re si drejtues i një kompanie taksi.

“Erdogan morri gjithçka nga unë. Mori të drejtën për të jetuar, punuar dhe shprehur mendimin në vendin tim”, ka thënë Shukur.

Ikona e Turqisë numëron 112 ndeshje me kombëtaren dhe plot 51 gola. Ishte Shukur që e udhëhoqi kombëtaren turke drejt vendit të tretë dhe historik në Kupën e Botës në vitin 2002, ndërsa gjithashtu me Galatasarajin fitoi Kupën e atëhershme të UEFA-s, tanimë Liga Europa, si dhe SuperKupën e Europës.

Hakan Shukur është me origjinë shqiptare.

Leave a Reply