Kololli shënon “hat-trik” në fitoren e Cyrihut

Ylli kosovar i Cyrihut, Benjamin Kololli, ka shkëlqyer në fitoren 4:3 në ndeshjen miqësore që skuadra e tij e zhvilloi në Antalia të Turqisë kundër Hallescher, skuadër kjo që garon në nivelin e tretë të futbollit gjerman, njofton “infOSport.mk”.

Kololli golin e tij të parë e realizoi në minutën e 6-të, ndërsa në minutën e 19-të shënoi edhe golin e dytë personal. “Tripletën” e tij e rrumbullaksoi në minutën e 74-të, ndërsa një gol tjetër për Cyrihun e realizoi marokeni, Mimun Mahi.

Cyrihu do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore këtë fundjavë, kundër austriakëve të Altah, ndërsa më 25 janar do ta rifillojë kampionatin zviceran me ndeshjen kundër Lucernit.

Kololli deri më tani i ka bërë 13 paraqitje në ndeshje me karakter garues, ndërsa në mars Kosova llogarit në të për të qenë në formë për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, e më pas edhe potencialisht finalen kundër Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.

Leave a Reply