Caktohen ndeshjet gjysmëfinale të turneut në futsal, “Juventus Serava”

Të martën në mbrëmje është mësuar edhe çifti i dytë gjysmëfinalë në kuadër të turneut “Juventus Serava”, që organizohet nga ana e klubit të njohur të futsal që mban të njëjtin emër (Juventus Serava), njofton “infOSport.mk”.

Dream Team – Dëshmori Remzi Osmani do të jetë gjysmëfinalja e dytë e këtij turneu, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër që u përcaktua ditë më parë do të luajnë Restoran Fontana dhe Dëshmori Arben Bajrami.

Ju mirëpresim në gjysmëfinalet e mëdha!

Публикувахте от Turneu Tradicional Juventus Serava в Вторник, 14 януари 2020 г.

Të dyja këto ndeshje zhvillohen gjatë mbrëmjes së sotme (e mërkurë) në palestrën “Enver Idrizi” që ndodhet pranë shkollës fillore “7 Marsi”.

Me fillim në ora 20:00 në program është takimi midis Dream Team dhe Dëshmori Remzi Osmani, ndërsa me fillim në ora 21:00, në parket do të zbresin ekipet e Restoran Fontanas dhe Arben Bajramit.

Kujtojmë këta të fundit janë fituesit aktual të këtij turneu, i cili po mbahet për të dytin vit me rradhë, e ku këtë vit morrën pjesë gjithsej 26 ekipe nga vendi dhe Kosova.

Finalja e madhe në program është me datë 16 janar.

Публикувахте от Turneu Tradicional Juventus Serava в Вторник, 14 януари 2020 г.

Leave a Reply