Dy skuadra londineze vihen pas mesfushorit të Milanit!

Frank Kesie nuk po kalon momente të mira te Milani, ndërsa i njëjti pritet që të largohet nga ekipi “kuqezi” që në merkaton e janarit. Ndërkohë  “Corriere Dello Sport” shkruan se për shërbimet e mesfushorit të Milanit të interesuara janë dy skuadrat londineze, Arsenali dhe Uest Hami, që janë të gatshme të harxhojnë nga 20 milion euro.

Kessie ka qenë një lojtar i rëndësishëm për gjigantët italianë që nga koha kur u bashkua nga Atalanta dy vite e gjysmë më parë.

23-vjeçari gjatë këtij sezoni ka bërë 16 paraqitje në Serie A, duke qenë një lojtar konstant, ndërsa pikërisht ai mund të zgjedhë problemet në mesfushën e “topçinjëve”, por edhe “çekanëve”, të cilët këtë vit po zhgënjejnë tej mase tifozët e tyre.

Leave a Reply