Flamurtari i Prishtinës nuk mundet pa futbollistë nga Maqedonia e Veriut

Flamurtari i Prishtinës gjatë ditës së sotme ka prezantuar 6 futbollistë të rinj, në mesin e të cilëve edhe struganin Altin Lloga, njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit në vjeshtë luajti me Dukagjinin e Klinës, ndërsa gjithashtu drejtuesit e skuadrës nga Prishtina prezantuan edhe futbollistët si Lubomir Gucev, Valdo Zeqaj, Arber Mustafa, Bashkim Shala dhe Donat Hasanaj.

Ndërkohë edhe përfundimisht pjesë e Flamurtarit në pranverë nuk do të jenë Ersin Fetahi, Egzon Krasniqi, Angel Grançov, Riste Ilijovski dhe Adamou Moussa Issa. Vlen të theksohet se 3 prej tyre vitin 2020 do të luajnë në futbollin tonë vendor. Fetahi iu bashkua skuadrës së Korabit, bullgari Angel Grançov u bë pjesë e Akademia Pandev, ndërkohë siç theksuam më lartë, Ilijovski në pranverë do të luaj me Tikveshin.


LEXO GJITHASHTU:

E bujshme, Tikveshi transferon futbollistin e Flamurtarit të Prishtinës 


Leave a Reply