Ylli kosovar që dikur kushtonte 50 milionë euro, sot edhe zyrtarisht ka mbetur pa klub

Donis Avdijaj dhe Trabzonspor kanë ndarë rrugët, me futbollistin kosovar që ka shkëputur kontratën me klubin turk.

Donis Avidjaj para disa viteve ishte futbollisti kosovar më premtues dhe te Shalke 04 e kishte një klauzolë prej 50 milionë euro, por tani ka mbetur në mes të 4 rrugëve.

Ylli kosovar u transferua te Trabzoni gjatë verës së kaluar, por pas vetëm 6 muajsh ndanë rrugët me klubin turk.

Avdijaj mund të mbetet përsëri në Turqi, pasi për të ka shprehur interesim Kayserispor.

Leave a Reply