E bujshme, djali i Fadil Vokrrit merr postin e presidentit te FC Prishtina!

Djalin e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, Gramozin shumë shpejt mund ta shohim si President te FC Prishtina, shkruan “Gazeta Metro”.

Te FC Prishtina së fundmi kanë ndodhur disa ndryshime. ‘Bardhekaltërit’ që deri më tani ishtin një Shoqëri Aksionare e përbërë nga 15 aksionar, nga tani e tutje do të jenë me vetëm dy aksionarë.

“Gazeta Metro” raporton se klubi nga kryeqyteti kosovar tani e tutje do të ketë vetëm dy aksionar, edhe atë Remzi Ejupin dhe Rrahman Haradinin, të cilët do kenë 50% të aksioneve.

Por, këto nuk janë ndryshimet e vetme te klubi më i trofeshëm kosovar. “Gazeta Metro” nga burime të sigurta brenda klubit mëson se Gramoz Vokrri është kandidati potencial që të emërohet në pozitën e Presidentit te FC Prishtina, te klubi ku i ndjeri, Fadil Vokrri, kishte kaluar një pjesë të karrierës së tij.

Kujtojmë që javë më parë në pozitën e Drejtorit Sportiv te Prishtina u emërua Granit Begolli.

Leave a Reply