Golat nga ndeshja Struga Trim Lum – Korabi (VIDEO)

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme në Ohër mundi ekipin e Korabit nga Liga e Parë e Shqipërisë me rezultatin e thellë 4:0, njofton “infOSport.mk”. Ishte ky testi i dytë për të besuarit e Jeton Beqirit, pas asaj disfate ndaj Vllaznisë së Shkodrës.

Si duket pikërisht disfata e para disa ditëve kishte ndikuar pozitivisht te skuadra strugane, që sot në fushë zbriti shumë më e përgatitur dhe më mirë taktikisht e vendosur.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol të shënuar në rrjetën e mysafirëve nga Peshkopia. Emran Ramadani mjaft mirë u shërbye në zonën kundërshtare nga ana e Nijas Lenës, duke mos e patur të vështirë që të shënojë për 1:0.

FC Struga Trim Lum 4:0 KF Korabi Peshkopi

🎥FC Struga Trim Lum 4:0 KF Korabi Peshkopi – Highlights – 18.01.2020 – Friendly Match 💪💪💪#forcaStruga#weareStrugaVideo Highlights👇

Публикувахте от F.C. Struga в Събота, 18 януари 2020 г.

Njëjtë sikurse pjesa e parë, ashtu edhe dyta foli në të mirë të Struga Trim Lum, që golin e dytë e gjeti me anë të Florent Osmanit, i cili pasi fitoi një duel nga e majta me njërin prej futbollistëve kundërshtarë, me të majtën e tij qëlloi këndin e poshtëm të shtyllës më të largët.

I njëjti pak më vonë pasoi për Alban Sulejmanin, i cili lëshoi një predhë të vërtetë për 3:0, ndërkohë rezultatin përfundimtarë Struga Trim Lum 4, Korabi 0, e vendosi futbollisti i talentuar strugan Atdhe Mazari nga penaltia.

Struga Trim Lum ishte shumë afër edhe golit të 5-të, mirëpo traverza shpëtoi mysafirët nga Shqipëria, të cilët po zhvillojnë një mini fazë përgatitore në Ohër në prag të stinorit pranveror në Ligën e Parë të Shqipërisë.

Leave a Reply