Juve i falet Ronaldos, rrëshqet Interi (VIDEO)

Skuadra e Juventusit mundi Parmën me rezultatin 2:1 në ndeshjen e para fundit të javës së 20-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”. Që të dy golat për Juven i shënoi Kristiano Ronaldo (43′, 58′), i cili në ndeshjen e Kupës në mesjave ishte lënë i lirë nga ana e trajnerit Mauricio Sarri.

Ishte kjo ndeshja e 7-të me rradhë në të cilën portugezi u regjistrua në listën e golashënuesve. Në anën tjetër golin e vetëm për mysafirët nga “Enio Tardini” e realizoi Andreas Kornelius  (55′).

Për dallim nga Juventusi, Interi dështoi të marrë fitore. “Zikaltërit” barazuan 1:1 në transfertën ndaj Leçes, skuadër kjo që edhe njëherë tjetër u tregua “Macje e Zezë” për skuadrat e mëdha, kjo pasi skuadra nga “Via Del Mare” kishte barazuar 1:1 me Juventusin dhe 2:2 me Milanin.

Alesandro Bastoni (72’) kaloi në epërsi mysafirët nga Milano, ndërsa golin e barazimit për Leçen e realizoi Marko Mankosu (77’).

Pas këtij barazimi, Interi tashmë ngec plotë 4 pikë ndaj Juventusit të vendit të parë, që kryeson renditjen në “Serie A” me 51 pikë.

Leave a Reply