Gjithçka gati për turneun memorial “Arsim Idrizi”

22 janari i vitit të kaluar doli të jetë shumë i trishtë për sportin vendor, pasi nga jeta në moshë 35-vjeçare u nda hendbollisti i Rinisë, Arsim Idrizi, shkruan “infOSport.mk”.

I njëjti në varrimin e tij një ditë më pas tuboi shumë figura të njohura sportive, shumë familjarë, shokë dhe miq, ndërsa për nder të njëvjetorit, shokët e tij të pandarë të familjes së madhe KH Rinia, po organizojnë turneun e parë memorial  “Arsim Idrizi”.

I njëjti është paraparë të mbahet me 25 dhe 26 janar në palestrën “Enver Idrizi” në lagjen Serava, aty ku klubi i të ndjerit Arsim Idrizi vazhdon ti zhvillojë ndeshjet e saj kampionale.


LEXO GJITHASHTU:

KH Rinia organizon turneun “Arsim Idrizi 2020”



LEXO GJITHASHTU:

I jepet lamtumira e fundit hendbollistit të KH Rinia, Arsim Idrizi! 


Ata gjithnjë kujtojnë shokun e tyre të mrrekullueshëm, i cili tashmë nuk është në mesin tonë, por gjithnjë do mbahet mend për të mirë, pasi përveç që ishte një sportist i dalluar, ai para së gjithash ishte një njeri i pastërt me vyrtyte të larta shembullore dhe që dinte të vlerësonte shoqërinë dhe familjarët e tij.

Pikërisht veprat dhe karakteri bëjnë që emri i tij mos të shuhet asnjëherë, ndërsa turneu mermorial “Arsim Idrizi” 2020 është treguesi më i mirë, pasi i njëjti pritet të zhvillohet për çdo vit, transmeton “infOSport.mk”.

Ndërkohë organizatorët tashmë kanë zbardhur edhe orarin e ndeshjeve të këtij turneu, në të cilin do të marrin pjesë ekipe sk Vëllaznimi i Gjakovës, Trepça nga Mitrovica dhe ekipi i Elbasanit nga Shqipëria.

Lidhur me gjithë rrjedhën e këtij turneu sonte në emisionin “Sportmania” në TV Shenja me fillim në ora 22:35 do të flas ish trajneri i të ndjerit te KH Rinia, Muhamed Ismaili.

Emisioni i parë Sportmania për vitin 2020 i përkushtohet sportit të hendbollit me mysafir të ftuar trajnerin e KH Rinia Muhamed Ismailin dhe gazetarin e sportit Samir Sinani. Emisioni transmetohet sonte në televizionin SHENJA, duke nisur nga ora 22:35.

Публикувахте от Tv Shenja в Понеделник, 20 януари 2020 г.

 

Leave a Reply