Korabi startoi përgatitjet për stinorin pranveror

Skuadra e Korabit që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, gjatë ditës së sotme ka startuar me përgatitjet për stinorin pranveror, ku drejtuesit e ekipit  pretendojnë shumë më shumë se pjesa vjeshtore, shkruan “infOSport.mk”.

Ata në 14 ndeshjet e parë të sezonit 2019/2020 tubuan 18 pikë, duke u renditur në pozitën e 8-të, që nuk ju siguron mbijetesën e drejtëpërdrejtë.

Ndërkohë në një bisedë me të parin e Korabit, Habib Klloboçishta, ky i fundit tha se synim kryesor kanë mbijetesën, duke paralajmëruar edhe ndonjë përforcim të skuadrës gjatë ditëve në vijim.

“Synimi ynë kryesor është mbijetesa. Mendoj se me lëvizjet që kemi bërë në skuadër dhe me trajnerin e ri, Stojkovski, do i’a arrijmë qëllimit. Përforcimet e bëra deri më tani do të ngrisin nivelin e skuadrës, ndërsa besojmë se ditëve në vijim do sjellim edhe 1 ose 2 futbollistë të rinj, sidomos një sulmues krahu, që do e ndihmonte edhe sulmuesin tanë kryesor Emir Aliun, me të cilin besojmë se do të risim efikasitetin” – tha enkas për “infOSport.mk” Kryetari i KF Korabit, Habib Klloboçishta.

Nën dirigjimin e trajnerit të ri Bobi Stojkovski, skuadra në Dibër do të punojë deri në fund të këtij muaji, që më pas të zhvendoset në Ohër, aty ku drejtuesit e Korabit kanë paraparë të zhvillojnë edhe 3-4 ndeshje miqësore.

Leave a Reply