Mirsad Jonuz refuzon një ofertë të majme nga Irani, i qëndron besnik Vllaznisë

Ish seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Mirsad Jonuz, që aktualisht luan rolin e trajnerit te skuadra e Superligës shqiptare, Vllaznia, i ftuar në një nga televizionet e Shkodrës, TV Rozafa ka treguar se pak ditë më parë kishte marrë një ofertë të majme nga Irani, por të njëjtën e kishte refuzuar, duke konfirmuar besueshmërinë e tij ndaj skuadrës shkodrane.

“Po zbuloj këtu një fakt. Vetëm tre ditë më parë kam marrë një ofertë nga ekipi Zob Ahan në Iran, i cili më ofronte 300 mijë euro në vit. Megjithatë e refuzova sepse dua që të vazhdoj  punën te Vllaznia. Me këtë desha të them se Vllazninë nuk e ndërroj me asnjë skuadër tjetër në Shqipëri dhe madje edhe për të tilla oferta si kjo që ka ardhur nga Irani”, – kishte deklaruar Mirsad Jonuz, i cili në krye të skuadrës së Vllaznisë erdhi me 17 korrik të vitit të kaluar.

Strategu 57-vjeçar nga Sveti Nikole, Vllazninë e Shkodrës e ka udhëhequr në 17 ndeshje, duke regjistruar 6 fitore, 5 barazime dhe 6 disfata.

Gjatë karrierës së tij Mirsad Jonuz kishte udhëhequr edhe ekipin përfaqësues U21, si dhe Rabotniçkin dhe Pobedën në Maqedoni, që më pas të jetë në krye edhe të skuadrës qipriote të Nea Salamis dhe asaj greke të Eginiakos.

Leave a Reply