Jurina largohet nga Shkupi, firmos në Hungari

Sulmuesi boshnjak, Marin Jurina nuk do të jetë më pjesë e FC Shkupit, pasi i njejti është larguar nga Çairi, duke u transferuar në Superligën e futbollit të Hungarisë. Jurina sot ka kaluar testet mjekësore dhe ka firmosur kontratën me me skuadrën e Mezkovesd FC. Këta të fundit kanë njoftuar në faqen e tyre zyrtare për transferimin e Jurinës, pa dhënë shumë detaje.

 

Kujtojmë që Jurina ishte futbollisti më efikas i Shkupit në gjysmësezonin vjeshtor në elitën e futbollit vendor, duke realizuar 11 gola në total me fanellën bardhekaltër./InfOSport.mk

Leave a Reply