Akademia Pandev angazhon ish reprezentuesin e Maqedonisë

Akademia Pandev tashmë disa ditë po zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, aty ku skuadrës nga Strumica tashmë i është bashkuar edhe Mite Cikarski, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për një mbrojtës të krahut të majtë, i cili më parë kishte qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë.

Cikarski te Akademia Pandev vjen si futbollistë i lirë, ndërsa pritet të zë vendin e Mihail Manevskit, i cili ditë më parë iu bashkua Bregallnicës së Shtipit.

27-vjeçari Cikarski kishte nisur me të rinjët e Partizanit të Beogradit, për tu rikthyer më pas në vendlindje, kur në vitin 2011-të iu bashkua Vardarit,

Pjesë e “kuqezinjëve” nga Shkupi ishte për 3 vite të plota, që më pas të bëjë një transfer tek fqinjët e Rabotniçkit, nga e cila skuadër verën e vitit 2016-të nisi një karrierë ndërkombëtare.

Gjithçka nisi me ekipin e Etinikos nga Qipro, për të vazhduar më pas në Greqi me skuadrën e Pas Janina, ndërsa së fundmi ishte pjesë e rumunëve të GAZ Metan, transmeton “infOSport.mk”.

Ai në elitën e futbollit vendor numëron plotë 120 ndeshje dhe 6 gola të shënuar, shifra këto që tregojnë qartë se Akademia Pandev ka gjetur një futbollistë mjaft cilësor në repartin difenziv.

Kujtojmë stinorin vjeshtorë Akademia Pandev e mbylli në pozitën e 3-të me 27 pikë, një më pak se Shkëndija e venit të dytë dhe 9 më pak se lideri Vardari.

Leave a Reply