Ysni Ismaili i mbetet besnik Shqipërisë, refuzon ofertën e Maqedonisë U19

Ysni Ismaili pa dyshim se është një ndër futbollistët më të talentuar shqiptarë që luan në futbollin vendor. 17-vjeçari aktualisht është pjesë e Pelisterit nga Manastiri, nga i cili qytet na vjen edhe vetë futbollisti, shkruan “infOSport.mk”.

Edhe pse është vetëm 17-vjeçar, ai tashmë dy vite me rradhë është pjesë e ekipit të parë të skuadrës nga Alfabeti i gjuhës shqipe, ndërsa performanca e tij e shkëlqyeshme ka bërë që i njëjti të marrë ftesë edhe nga Kombëtarja shqiptare. Ai fillimisht ishte pjesë e U17, ndërsa tashmë mbron ngjyrat e Shqipërisë U19, që udhëhiqet nga Nevil Dede.

Në ndërkohë në adresë të futbollistit shqiptarë ka ardhur ftesa edhe nga ana e seleksionuesit të Maqedonisë U19, Shkumbin Arsllani, të cilën e ka refuzuar në mënyrë eksprese.

Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi edhe vetë Ismaili, i cili njëherit tregoi edhe arsyen e një vendimi të tillë.

“Më kontakoi vetë seleksionuesi Shkumbin Arsllani për të pranuar që të luaj për Maqedoninë U19, mirëpo të njëjtën e refuzova, pasi unë jam pjesë e Shqipërisë. Arsyeja tjetër ishte edhe fakti se kur mua më ftuan nga U14 e Maqedonisë, atë kohë trajneri Mario Vujoviç nuk më dha të paktën 1 minutë të luaja. Ndërsa krejt e kundërta po ndodh te Kombëtarja shqiptare, për të cilën i kam zhvilluar të gjitha 3 ndeshjet kualifikuese me U17, ndërsa e njëjta pres që të ndodh me U19” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Ysni Ismaili.

Ky i fundit janarin e vitit të kaluar nënshkroi kontratë profesionale me Pelisterin, pjesë e së cilës skuadër pritet të jetë deri në vitin 2022.

Leave a Reply