Ronaldo me Juven dorëzohen para Napolit të Elif Elmasit (VIDEO)

Juventusi nuk ka arritur të përfitojë nga barazimi i Interit dhe Lacios, duke pësuar disfatë nga Napoli, ku luan reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas. Bardhezinjtë në “San Paolo” u mposhtën me rezultatin 2:1.

Napoli zhbllokoi ndeshjen në minutën e 62-të me Zielinskin, që e kishte të thjeshtë për ta devijuar topin në rrjetë. 4 minuta nga fundi, Insigne shënoi një gol të bukur me një goditje fluturimthi.

Minuta e fundit e kohës së rregullut solli golin e Ronaldos vetëm për statistikë, pasi tre pikët në fund shkuan për napolitanët.

Për Juventusin kjo ishte humbja e dytë në këtë sezon, ndërsa vazhdon ta mbajë kryesimin në Seria A me 51 pikë.

Leave a Reply