Vllaznimi fiton edicionin e parë të turneut “Arsim Idrizi” (VIDEO)

Klubi i hendbollit Vllaznimi nga Gjakova është fituese e turneut të parë “Arsim Idrizi” që këtë fundjavë u zhvillua në Shkup. Vllaznimi në finale fitoi organizatorët e turneut KH Rinia me rezultatin 36:33, në një ndeshje ku skuadra nga Çairi dominoi pjesë më të madhe të lojës.

Vendi i tretë në këtë turne i takoi Trepçës nga Mitrovica që fitoi 34:9 Elbasanin. Të gjitha ekipet u shpërblyen me mirënjohje dhe fituesit me Kupa dhe medalje. Kujtojmë që ky turne u zhvillua në nder të ish-hendbollistit të ndjerë Arsim Idrizi që ndërroi jetë vitin e kaluar pas një sëmundje të rëndë. Organizatorët e KH Rinia pretendojnë që këtë turne ta organizojnë edhe viteve në vijim.

Vllaznimi nga Gjakova fiton edicionin e parë të turneut “Arsim Idrizi” 👏🤾‍♂️🏆

Публикувахте от Sportmania в Неделя, 26 януари 2020 г.

Leave a Reply