Bashkia e Shkodrës kontratë rekord për trajnerin Mirsad Jonuz

Vllaznia e Shkodrës ka gjetur trajnerin e duhur. Strategu nga Maqedonia, Mirsad Jonuz po drejton me sukses skuadrën shkodrane, duke ndërtuar një ekip që po merr rezultate edhe ndaj ekipeve pretendente për Europën, apo për titull.

Nisur nga ky fakt, në Shkodër kanë bërë edhe një lëvizje serioze për rinovimin e kontratës me ish trajnerin e përfaqësueses së Maqedonisë.

Nuk bëhet fjalë për një zgjatje normale të marrëveshjes, por për nisjen e një cikli të ri.

E përditshmja sportive “Panorama Sport” shkruan se ka pasur një takim të kryebashkiakes Voltana Ademi me trajnerin Jonuz dhe i është ofruar një kontratë rekord, që do të jetë e vlefshme për pesë vitet e ardhshme.

Gjithsesi mbetet per t’u konfirmuar nga palet nje marreveshje e tille sepse ne fakt duket paksa e ekzagjeruar nje kohezgjatje e tille dhe e padegjuar me pare ne futbollin shqiptar, ndonëse duket qartë se puna e Mirsad Jonuz po vlerësohet në Shkodër.

 

Leave a Reply