Kapiteni legjendar i KH Rinia, Basri Latifi i dha fund karrierës

Pikërisht në ndeshjen finale të Europianit, Spanjë – Kroaci dhe ndeshjes finale të turneut të parë memorial “Arsim Idrizi”, midis KH Rinia dhe KH Vëllaznimi nga Gjakova, kapiteni legjendar i skuadrës shkupjane Basri Latifi vendosi ti thotë lamtumirë hendbollit të luajtur, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë Latifi kishte bërë të ditur përmes profilit të tij zyrtarë në facebook, e ku ndër të tjerash kishte shkruar: “Fundi i një karriere jo aq të shkëlqyer por me zemër të mbushur plot dashuri dhe respekt! Gjithmonë në zemrën time familja ime Rinia!”.

Pikërisht me KH Rinia, Basriu e kishte nisur karrierën dhe të njëjtën e përfundoi në moshën 39-vjeçare, megjithatë dashuria për këtë sport për këtë hendbollistë nuk mund të shuhet kurrë, ashtu që i njëjti do të vazhdojë me punë te KH Çair në konkurrencë të femrave, ku luan rolin e trajnerit bashkë edhe me Mia Islamin.

Që të dy po bëjnë një punë të mrrekullueshme me këto vasha të reja, duke qenë protagonistë të një super sezoni, ku pas 12 xhirove renditen në pozitën e 5-të në sezonin e tyre debutues në Superligë.

Leave a Reply