Vdekja e Brajant me helikopter ishte parashikuar edhe në vitet 2012 dhe 2017!? (VIDEO)

Në rrjetet sociale po dalin shumë të pathëna, si ajo e një djaloshi që e parashikoi vdekjen e legjendës së NBA-së, Kobi Brajant në vitin 2012 saktësisht edhe si ndodhi. Një postim në “Twitter”, që mban datën 13 nëntor 2012 kishte shkruar se Brajant do të vdiste pas një aksidenti me helikopter.

“Kobi do të përfundojë i vdekur në një përplasje me helikopter”, – kishte shkruar Noso në “Twitter”.

Postimi është ende aktiv dhe ka filluar të komentohet.

Autori i postimit ka kërkuar falje, duke thënë se parashikimi nuk ka qenë dashakeqës. Ai thjesht ka bërë një koment për shkak të pasionit të Brajant që kishte për helikopterët.

Një tjetër video që ka bërë bujë në “Twitter” është ajo e një filmi vizator që parashikon vdekjen e Kobi Brajant në një përplasje me helikopter. Episodi i këtij filmi vizatimor u shfaq më 28 dhjetor të vitit 2017 teksa Kobi paraqitet me dy trofe në duar pas përplasjes me helikopterin e tij.

Leave a Reply