Hadërgjonaj vazhdon karrierën në Turqi

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, tashmë edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i skuadrës nga Superliga e Turqisë, Kasimpasha. 25 vjeçari te kjo skuadër do të luaj në formë huazimi nga skuadra e Hadersfilld, ndërsa te Kasimpasha do të rigjejë një kosovar tjetër, Loret Sadikun, që tashmë disa vite me rradhë po luan te kjo skuadër.

“Ai është një futbollist që punon shumë dhe mund të luajë në disa pozita, por dëshira e madhe e tij që të jetë për çdo lojë në fushë, na bëri që ta lirojmë si formë huazimi në drejtim të ekipit turk Kasimpasa.” – shkruante në njoftimin zyrtarë të klubit anglez.

Leave a Reply