Rrahmani dhe Kumbulla fusin në “xhep” goleadorin e “Serie A”, Imobile

Verona e udhëhequr nga dy futbollistët shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla në zemër të mbrojtjes, arriti ta ndalë me një barazim pa gola Lacion në “Olimpiko” dhe njëherit goleadorin e “Serie A”, Çiro Imobile, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Olimpiko” i takonte javës së 17-të (ndeshje e mbetur), mirëpo të cilën Lacio nuk arriti që ta shfrytëzojë mundësinë që të zbres nga pozita e dytë Interin e Antonio Konte.

Ndryshe përballja e cila nisi me spektakël në tribuna të krijuar nga tifozët vendas, kishte protagonistë tre shqiptarë, të cilët qëndruan në fushë për gjatë 90 minutave.

Rrahmani e Kumbulla u treguan të vëmendshëm në mbrojtje duke i mbajtur të heshtur Imobilen, Saviçin dhe Kaisedon, por ai që impresionoi më së shumti ishte portieri i “lacialëve” dhe njëherit kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Ai bëri 2-3 pritje brilante për t’i mohuar golin kundërshtarit, e sidomos atë goditjen e fundit të ish milanistit, Fabio Borini.

Pas këtij barazimi Lacio mbetet në pozitën e 3-të me 50 pikë, një më pak se Interi i vendit të dytë, duke mos mundur që të zbres më poshtë ekipin zikaltër, teksa Verona me 31 pikë renditet në pozitën e 9-të.

Leave a Reply