Spalleti zëvendëson Piolin te Milani!?

Luçiano Spalletti mund të emërohet trajner i Milanit për sezonin e ardhshëm, shkruan “Gazeta Express”, përcjellë “infOSport.mk”.

Trajneri italian e ka pranuar se ishte në bisedime me “Rossonerët”, të cilët më pas e emëruan për trajner, Stefano Piolin.

Spalletti ishte larguar nga Interi, por kishte ende kontratë me këtë klub dhe për këtë nuk kishte arritur të merrej vesh me Milanin.

“Nuk i kam thënë JO Milanit. Versioni real është se unë kisha edhe dy vjet kontratë me Interin dhe nuk ishim marrë vesh ende për shkëputjen e saj”, ka thënë ai.

Milani kishte arritur marrëveshje ekonomike me Spallettin, i cili do të paguhej 5,5 milionë euro në vit.

Sidoqoftë, ai nuk kishte arritur marrëveshje rreth dëmshpërblimit me Interin në atë kohë.

Megjithatë, Milani dhe Spalletti mund të bëhen bashkë gjatë verës që vjen, në rast se shkarkohet apo jep dorëheqje trajneri aktual, Pioli.

 

Leave a Reply