E ofenduan në mesjavë, gjesti i tifozëve të Hertës për lojtarin e tyre ju lë gojëhapur!

Tifozët e Shalke 04 në mesjavë e ofenduan me kore raciste lojtarin e Herta Berlin, Jordan Tournarigha, me këtë të fundit që shpërtheu në lot gjatë ndeshjes së 1/8 së finales të zhvilluar në “Veltins Arena”.

Pas gjithë atyre koreve raciste tifozët e Shalke 04 u dënuan, ndërsa të shtunën Herta si vendas mirëpriti Majncin në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Bundesligë.

Para fillimit të sfidës, e gjithë tifozëria “bardheblu” mbajtën në duar pankarta me numrin 25, që është numri i Tournarigha në fanellë.

Një veprim fantastik ky i tifozerisë së Herta Berlinit, që i kundërpërgjigjet në mënyrën më të mirë mbështetësve të skuadrës nga “Gellzenkirshen”.

Leave a Reply