Vëllazërimi i nis miqësoret me “manita”

Vëllazërimi i Kërçovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse ishte kjo vetëm ndeshja e parë nën drejtimin e strategut turk, Huseyin Hursoy, skuadra kërçovare tregoi kompaktësi dhe shumë cilësi përballë skuadrës së Veleshtës, ndaj së cilës në fund shënoi fitore 5:0.

Murat Adili hapi serinë e golave në këtë përballje, për të vijuar më pas dyshja shkupjane, Bujar Ilazi dhe Jusuf Aliu, ndërsa dy gola në këtë ndeshje realizoi Albin Ramadani.

Skuadra e Vëllazërimit deri me 14 shkurt do të vijojë me përgatitjet në Kërçovë, që më pas të transferohet në Ohër, aty ku do të qëndrojë deri me datë 21 shkurt dhe ku ka paraparë të zhvillojë edhe 3 ndeshje të tjera miqësore.

Kujtojmë Vëllazërimi stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e 3-të me 25 pikë, vetëm dy pikë më pak se liderët e Pelisterit.

Leave a Reply