Pele në gjendje të rëndë shëndetësore, e konfirmon djali i tij

Legjenda e Brazilit, Pele ka rënë në depresion për shkak të shëndetit të dobët dhe nuk ka dëshirë të largohet nga shtëpia sepse nuk mund të ecë pa ndihmë, këtë e ka konfirmuar djali i tij Edinjo.

Pele i cili konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit Botëror dhe i cili në tetor do të mbush 80 vjet, është duke vuajtur nga sëmundje të ndryshme.

“Ai ka probleme me lëvizshmërinë dhe është në një lloj depresioni. Imagjinoni ai është mbreti, kurse sot ai nuk mund të ecë”, – ka thënë djali i tij.

Pele është futbollisti i vetëm që ka fituar tri herë botërorin, e i cili pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në vendlindje te skuadra e Santosh, që më pas të transferohet edhe te skuadra e Nju Jork Kosmos.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply