Gjilani përforcohet në prag të sfidës me Dritën, prezanton një sulmues

Këtë fundjavë edhe zyrtarisht starton stinori pranveror në Superligën e Kosovës, teksa klubet “dardane” po lëvizin për të kryer përforcimet e fundit, njofton “infOSport.mk”. Kështu gjatë ditës së sotme Gjilani, një ndër skuadrat pretendente për titull, ka prezantuar sulmuesin e krahut Adenis Shala.

Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 21-vjeçar, i cili te Gjilani vjen pas eksperiencës 6 mujore me skuadrën e Ferizajit, për të cilën në 16 ndeshje realizoi 2 gola gjatë stinorit vjeshtorë.

Shala më parë ishte paraqitur edhe për Feronikelin, Flamurtarin dhe Vëllzanimin, kurse në përvojën e tijë jasht Kosovës, futbollisti i ri kishte pasur paraqitje për skuadrat e Hajdukut të Splitit dhe Fenerbahçes duke mbrojtur ngjyrat e skuadrave të moshave.

Shala pritet të shtojë edhe më shumë kualitetin brenda skuadrës së Gjilanit, që stinorin pranveror do ta nis me derbin lokal kundër Dritës së Ardian Nuhiut.

Ndeshja në fjalë është me datë 16 shkurt, ndërsa një rezultat pozitiv në këtë përballje të zjarrtë do të rriste moralin e ekipeve nga qyteti i Gjilanit, që janë në ndjekje të liderit aktual, Ballkanit.

Leave a Reply