Rekord historik, ja sa mijë tifozë do të jenë sonte në “San Siro” për të parë Milan-Juve

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, e ku mejdanin në “San Siro” do të ndajnë dy skuadrat më të gtrofeshme të këtij vendi, Milani dhe Juventusi.

Të dy trajnerët do të hedhin në fushë formacionet e tyre më të mira , ndërsa e gjithë vëmendja do të jetë te dueli Kristiano Ronaldo-Zlatan Ibrahimoviç.

Kjo ndeshje do të vendosë një rekord historik, pasi për herë të parë në historinë e Kupës së Italisë do të jenë të pranishëm në “San Siro” plotë 75 mijë tifozë.

Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më parë në këtë kompeticion, ndërsa e gjithë kjo paralajmëron një atmosferë të zjarrtë sonte.

Leave a Reply