FC Shkupi prezanton përforcimin e paralajmëruar nga Bursaspor!

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka prezantuar përforcimin e saj të fundit në merkaton e dimrit, portierin turk, Canberk Yurdakul.

18-vjeçari te FC Shkupi erdhi nga rradhët e Bursaspor, ndërsa vlen të theksohet se është edhe anëtarë i përfaqësueses U19 të Turqisë.

Te FC Shkupi Yurdakul do të luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa gjatë ditës së djeshme ai kishte edhe stërvitjen e parë me ekipin “bardhekaltër” nga Çairi, që në këtë mënyrë plotëson vendin e lënë bosh pas largimit të portierit brazilian, Tulio.

Leave a Reply