Jasir Asani ju shënon rusëve të FK Rostov (VIDEO)

Shkupjani Jasir Asani është duke kalur një formë shumë të mirë me ekipin e tij të ri AIK Stokholmin.

Ish-sulmuesi i FC Shkupit dhe Vardarit, që së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës ka gjetur rrugën e rrjetës me penallti, në miqësoren që skuadra e tij ka luajtur ndaj Rostovit, ditën e sotme dhe që ka përfunduar në barazim 1:1.

Jasir Asani shenoi golin e vetem per AIK Stokholm ne barazimin ndaj ekipit rus te Rostov

Jasir Asani shenoi golin e vetem per AIK Stokholm ne barazimin ndaj ekipit rus te RostovNdeshje miqesoreAIK STOKHOLM – FK ROSTOV 1:1(J. Asani 74' – E. Shomurodov 57')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 февруари 2020 г.

Asani ishte ai që nga pika e bardhë e penalltisë, vendosi baraspeshën në këtë përballje miqësore, në të cilën rusët kishin avansuar të parët, po nga penaltia me anë të Shomurodov në minutën e 57-të.

Ky është goli i dytë i 24-vjeçarit Asani me fanellën e AIK-ut, pas atij në ndeshjen debutuese ndaj Karlstad.

Leave a Reply