Atl. Madridi dhe Simeone gjetën formulën për të ndalur Liverpullin (VIDEO)

Skuadra e Atletiko Madridit ka gjetur formulën për të ndalur Liverpullin, duke bërë një gjë të tillë mu në momentin e duhur, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Diego Simeone shënoi fitore 1:0 në raundin e parë që u zhvilluar në “Vanda Metropolitano”, aty ku skuadra angleze kishte fituar muaj më parë.

Një gol i hershëm i Saul Nigez që në minutën e katërt u tregua si vendimtarë në fitoren e Atletiko Madridit.

Skuadra e Liverpullit sonte në Madrid nuk i ngjau një klubi që në Premierligë njeh vetëm fitore dhe një barazim.

Leave a Reply