Kupa e Kosovës, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Pasi ditë më parë mësuam emrat e 4 skuadrave gjysmëfinaliste, sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti, përmes të cilit u përcaktuan edhe çiftet.

Fati deshi që Prishtina të përballet me Drenicën, ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër forcat do ti matin Ballkani dhe Feronikeli i strategut shkupjan, Agim Sopi.

Prishtina shihet si favorite ndaj skuadrës së Drenicës, ndërsa gjithashtu rolin e favoritit mund të thuhet se ka edhe Ballkani nga Suhareka përballë fituesve aktual të Kupës së Kosovës, Feronikelit, pjesë e së cilës skuadër është edhe strugani Besmir Bojku.

Ndeshjet e para gjysmëfinale në program janë me datë 8 prill, ndërkohë ato kthyese më 22 prill.

Leave a Reply