Një super gol na vjen nga Japonia, por…(VIDEO)

Urava Reds ka mposhtur Vegalta Sendai me rezultatin 5:2, ndërkohë që protagonist ka qenë sulmuesi brazilian Leonardo, autor i dy golave. 22-vjeçari po spikat në Japoni, teksa një sezon më parë kishte realizuar 28 gola.

Në takimin kundër Vegalta Sendai ai shënoi një super gol me thembër, mirëpo paraprakisht kishte shkaktuar ndërhyrje të palejuar ndaj futbollistit kundërshtarë, gjë të cilën e kishte vërejtur arbitri kryesor dhe kishte anuluar golin.

Mirëpo edhe përkundër faktit se ky gol nuk u pranua, i njëjti u shpërnda shumë shpejtë në internet, ku bëri xhiron e botës.

Leave a Reply