Renier prezantohet mes lotëve te Reali i Madridit! (VIDEO)

Real Madridi gjatë ditës së sotme ka prezantuar transferimin e vetëm gjatë merkatos së dimrit, brazilianin Reinier.

18-vjeçari te Reali erdhi nga rradhët e skuadrës së njohur braziliane të Flamengos, ndërsa fillimisht ai pritet të aktivizohet me ekipin e dytë të “mbretërve” dhe më pas të kalojë në ekipin e parë. Gjatë prezantimit ajo që ra në sy ishin lotët e vetë Reinier, por edhe të babait të tij, i cili nuk e përmbajti dot veten.

“Jam duke e jetuar ëndrrën time të fëmijërisë, dua të jem pjesë e historisë së mrekullueshme të këtij klubi”, tha Reinier teksa i rrjedhnin lot nga sytë, gjatë prezantimit të tij si lojtar i Real Madridit.

(Momentin kur përlotet mund ta shikoni në minutën e 17-të)

“Sot është një ditë shumë e madhe dhe e lumtur për mua. Hala Madrid”.

Pak momente pasi u prezantua para mediave, Reinier e veshi fanellën e Real Madridit për herë të parë dhe u mirëprit në fushë nga një grup i zgjedhur i tifozëve.

Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka qenë i qartë në synimet e Real Madridit për t’i siguruar talentet më të mëdha të futbollit nga Amerika e Jugut para se ata të bëhen shumë të shtrenjtë dhe rezultati i fundit i këtij plani është pikërisht Reinier.

“Mirëserdhe Reinier, tani je lojtar i një klubi që zgjidhje për të luajtur video-lojëra. Je këtu me meritë, pasi ke debutuar që në moshën 16-vjeçare dhe ke fituar tituj me Flamengon. Urime dhe mirëserdhe. Të urojmë suksese me fanellën e Real Madrid. Ky klub është tani shtëpia jote”, – ishin fjalët e Florentino Perez.

“Real Madrid do të ndërtojë një stadium të ri për të ardhmen. Gjithashtu po shikojmë për lojtarët më të talentuar në botë dhe shpresojmë të fitojmë si La Ligan ashtu dhe Ligën e Kampionëve. Real Madrid kurrë nuk do të lodhet duke parë për talente anembanë botës”, mbyll presidenti i madrilenëve.

LIVE: Reinier's Real Madrid presentation!

🔴 LIVE: Reinier's Real Madrid C.F. presentation!EN DIRECTO: ¡Presentación de Reinier!#WelcomeReinier | #HalaMadrid

Публикувахте от Real Madrid C.F. в Вторник, 18 февруари 2020 г.

Leave a Reply