Vardar Forina transferon ish futbollistin e Teteksit, rrumbullakson plotë 15 transfere

Vardar Forina ka shfrytëzuar edhe ditën e fundit për transferimin e futbollistëve nga tregu vendor, duke nënshkruar me Blerton Halimin, një ish futbollistë i Teteksit, i cili së fundmi kishte luajtur me Besën e Dobërdollit, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj skuadra nga Forina vetëm gjatë merkatos së dimrit arriti të transferojë plotë 15 futbollistë, një shifër rekord kjo, kur janë në pyetje ekipet e futbollit nga vendi.

Drejtuesit e skuadrës nga Forina transferimet e këtij sezoni i kishin nisur nga porta, kur kishin arritur marrëveshje me portierin e FC Shkupit, Alban Miftari, për të vijuar më pas me mbrojtësin e Rabotniçkit, Borjan Panovski, futbollistin ofenziv të Struga Trim Lum, Gëzim Bakievski, mesfushorin difenziv të Skopjes, Erblin Daci, mesfushorin e Kukësit, Armend Çajani, futbollistin ofenziv të Ferizajit, Ylber Luma, atë të Vëllazërimit të Kërçovës, Fatih Jusufi, që më pas në ditën e fundit të merkatos të bëjnë për vete edhe dy talentët e Shkëndijës së Tetovës, Roni Sinani dhe Edis Spahiu, ish futbollistin e Vardarit të Shkupit, Ensar Sulejmani, që erdhi nga rradhët e Skopjes, pastaj Behram Jashari nga rradhët e Gostivarit, Ensar Baftijari nga KF Besa e Dobërdollit,  Shefket Jashari nga Fortuna e Hasanbegut dhe Erkan Shaip, që erdhi nga rradhët e Maxhari Solidarnost.

Vardar Forina gjatë ditës së nesërme kundër Vëllazërimit të Kërçovës do të zhvillojë edhe miqësoren e tretë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.

Leave a Reply