Atalanta po turpëron Valencian, shihni super golin e Iliçiç (VIDEO)

Atalanta në këto momente në “San Siro” po zhvillon ndeshjen e patë të 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian kundër Valencias, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra italiane po bënë një super paraqitje ndaj skuadrës së njohur spanjolle dhe me shumë përvojë në futbollin europian, ndërsa më së miri për këtë flet edhe rezultati aktual.

Pas 75 minutave lojë, Atalanta po avanson me shifrat 4:1, ndërsa vlen të ndiqet goli i dytë i skuadrës bergamase, që ishte pjesë e sllovenit Josip Iliçiç.

Mesfushori slloven pasi pranoi një top para zonës kundërshtare dhe përfitoi hapësirën e duhur për të goditur, një gjë të tillë bëri më së miri, edhe atë me këmbën e djathtë, edhe pse të gjithë e dimë se armë më të fortë ka këmbën e tij të majtë.

Përveç Iliçiç, për Atalantën një gol tjetër sonte ndaj Valencias realizoi edhe Freuler, derisa holandezi Hans Hateboer ka shënuar dy herë në rrjetën e Domenek.

Në anën tjetër golin e vetëm për Valencian e realizoi rusi, Çerishev, i cili në minutën e 66-të zbuti epërsinë e Atalantas, që deri në ato momente avansonte me shifrat 4:0.

Leave a Reply