Drita vazhdon pa gabime në miqësore, viktimë kësaj rradhe Trepça nga Mitrovica

Drita e Bogovinës ka hënuar fitoren e tretë nga po aq ndeshje kontrolluese, që kjo skuadër po i zhvillon në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e trajnerit Ardian Imeri sot në Ohër luajti kundër skuadrës kosovare të Trepçës, ndaj së cilës shënoi fitore 4:2.

Të parët që avansuan në këtë ndeshje ishin mysafirët, të cilët në pushim shkuan me epërsi minimale 1:0.

Megjithatë gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, kur Drita thjeshtë doli të jetë një super kundërshtarë, duke shfrytëzuar në maksimum rastet e krijuara para portës së skuadrës kosovare. Kështu Vahit Murati, Amir Aliu, Agan Zyberi dhe Betim Miftari shënuan plotë 4 herë në rrjetën e Trepçës, skuadër kjo që në fund duheshe të pajtohet me disfatë, edhe pse 45 minutëshi i parë ndoshta nuk paralajmëroi një gjë të tillë, transmeton “infOSport.mk”.

Kujtojmë Drita e Bogovinës në dy ndeshjet paraprake, gjithashtu me kundërshtarë jashtë Maqedonisë, kishte mundur KEK-un e ligës së parë të Kosovës me rezultatin 3:2, si dhe skuadrën serbe të Mladi Radnik nga Pozharevaci me rezultatin 2:1.

Leave a Reply