Liga e Kampionëve, ja cilat ndeshje zhvillohen sonte

Pas dy takimeve mjaft interesante të zhvilluara mbrëmë, Liga e Kampionëve sonte vjen me dy ndeshje të tjera, e ku njëra zgjon shumë interes edhe në mesin e futbolldashësve shqiptarë. Fjala është për ndeshjen Atalanta – Valencia, ndeshje kjo që do të zhvillohet në “San Siro”.

Te Atalanta një sezon të shkëlqyeshëm po zhvillon Berat Xhimshiti, i cili edhe sonte pritet të jetë një komandant i vërtetë në mbrojtjen e skuadrës nga Bergamo, që sonte në Milano pritet të përkrahet nga rreth 50 mijë tifoz.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër do të përballen Totenhami dhe Lajpcigu.

Që të dyja ndeshjet startojnë në ora 21:00.

Leave a Reply