Mançester Junajtedi vjen me një super transferim

Mançester Junajtedi që tani ka filluar të mendojë për transferimet e afatit kalimtar të verës. Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, futbollisti i parë që pritet të veshë fanellën e “Djajve të Kuq” është Jack Grealish i Aston Villas.

Grealish është lojtar i dalë nga akademia e Aston Villas, teksa këtë sezon në Premierligë është duke luajtur në nivelin më të lartë të tij. 24-vjeçari në 24 ndeshje të këtij sezoni ka regjistruar 7 gola dhe 6 asistime në Premierligë, derisa edhe 2 gola të tjerë dhe 2 asiste ka shtuar në 4 ndeshje të zhvilluara në Kupën e Anglisë.

Përveç Grealish, Mançester Junajtedi gjithashtu po interesohet edhe për transferimin e yllit të Leçester Sitit, James Maddison.

Leave a Reply