Klop i tregon Rashicës se çfarë duhet të bëjë që të jetë pjesë e Liverpullit

Trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop ka folur sot në lidhje me transferimet e mundshme të verës te skuadra e tij. Timo Verner dhe Milot Rashica janë dy futbollistët kryesorë që janë në fokusin e skuadrës angleze andaj edhe pyetja ju bë rreth këtyre dy futbollistëve.

Ndërkohë përgjigja e Klop ishte e qartë duke thënë që kjo skuadër ka nevojë për futbollist që luftojnë për të luajtur nga minuta e parë.

“Ne kemi nevojë për lojtarë që duan të jenë pjesë e kësaj skuadre, që duan të luftojnë për vendin e tyre, të cilët dëshirojnë të bëjnë hapin tjetër së bashku me ne, të cilët dëshirojnë të zhvillohen dhe të përmirësohen”, –  ka thënë Klop.

Kohëve të fundit ka pasur mjaftë raportime për interesimin e Liverpullit për sulmuesin kosovar, mirëpo liderët aktual të Premierligës për të marrë shërbimet e futbollistit vushtrrias do të duhet të fitojnë garën me Borusinë e Dortmundit, që gjithashtu dëshiron të bëjë për vete Rashicën.

Leave a Reply