Fali Ramadani shfaqet në zonën VIP të Santiago Bernabeut

Gazetaria po përjeton kohëra të vështira me avansimin e rrjeteve sociale dhe mungesë e rregullave strikte për ndëshkimin e lajmeve të pakonfirmuara, që publikohen nga media të ndryshme që duke ‘vrapuar’ pas senzacionales, shkelin parimet e tyre profesionale për grumbullimin e fakteve për atë që shkruajnë.

Kështu, nëse sot bazohemi te ajo që thuhet në një pjesë të mediave maqedonase, e më pas edhe shqiptare dhe më gjerë, menaxheri shqiptar Fali Ramadani gjendet në burg në Spanjë.

E vërteta e vetme e gjithë kësaj është se Ramadani vërtet për momentin gjendet në Spanjë, por në vend të burgut ai po shijon zonën VIP të stadiumit Santiago Bernabeu ku përballen Real Madridi dhe Manchester City.

Në fakt, Fali Ramadani ka patur këto ditë punë me ligjet spanjole, por për faktin se është i paraqitur si banor i Anglisë dhe Gjermanisë, derisa familja e tij jetojnë në Majorka të Spanjës dhe vetë Ramadani pa vetëdije ka kaluar kufirin e 180 ditëve. Mësohet se avokatët punojnë në pastrimin e këtij rasti, i cili sipas informatave të afërta me Fali Ramadanin në rastin më të keq mund të përfundojë me gjobë në të holla.

Gjithsesi, derisa mediat e painformuara e ‘burgosin’, Ramadani shijon live super duelin Real Madrid-Manchester City.

Leave a Reply