LPFMV, a do të anulohet java e 21-të? Ja çfarë thotë komesari i garave

Një deklaratë për media dhe paralajmërimi për anulim të ngjarjeve sportive ka krijuar paqartësi në opinion, nëse do të luhet xhiroja e rregullt e fundjavës në elitën e futbollit vendor. Për këtë arsye jemi drejtuar deri te komesari për gara pranë FFM-së, Igor Frangovski, i cili sqaron nëse do të ketë anulim apo jo.

“Deri në këtë moment nuk ka asnjë ndryshim. Jemi në pritje të rekomandimeve të Qeverisë së vendit. Nëse prej atje vjen rekomandim që të anulohen gjithë ngjarjet sportive në vend, sigurisht edhe ne si Federatë e futbollit të Maqedonisë do të pranojmë këtë rekomandim dhe do të anulojmë xhiron e fundjavës”, shprehet komesari për gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë, Igor Frangovski.

Ndryshe Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë në fundjavë ka të programuara ndeshjet e xhiros së 21-të, ndërsa mbetet të priten zhvillimet e rradhës nëse do të ketë ndryshim.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply