Ballkani mundi Dritën e Ardian Nuhiut (VIDEO)

Ballkani ka dalë fitues në derbi ndeshjen e javës së 21-të në Superligën e Kosovës, pasi si vendas me shifrat 2:0 mundi Dritën e Gjilanit, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat skuadra nga Suhareka i realizoi në pjesën e dytë, edhe atë në 15 minutëshin e fundit të takimit, përfshirë këtu edhe minutat shtesë.

Ballkani – Drita 2:0

Ballkani e ka mposhtur Dritën 2:0, në kryendeshjen e javës së 21-të dhe vazhdon të mbetet në pozitën e parë, tani me 44 pikë. Për skuadrën e trajnerit Ismet Munishi, ishte triumfi i 10-të në shtëpi këtë edicion, karshi edhe një barazimi. Përballja e zhvilluar të mërkurën në Suharekë, u karakterizua me shumë raste shënimi, e ku përveç dy golave në pjesën e dytë, vendasit qëlluan edhe tri herë shtyllën, kurse mysafirët një herë.

Публикувахте от Sporti në KTV в Сряда, 4 март 2020 г.

Ishte Blendi Baftiu, futbollisti i cili në minutën e 78-të shënoi golin e parë në rrjetën e Malokut, derisa golin e dytë e realizoi Edvin Kuç në minutën e 82-të.

Përveç këtyre dy golave Ballkani në tre raste tjera qëlloi shtyllën, apo traverzën, derisa në anën tjetër Drita qëlloi njëherë traverzën gjatë pjesës së parë.

Me këtë fitore Ballkani vazhdon kryesimin në Superligën e Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi numëron 44 pikë, ndërsa Drita e Ardian Nuhiut tashmë ka 40 pikë dhe renditet në pozitën e katërt.

Leave a Reply